Bajrami rihap shumë shpejt çështjen e merkatos, i kërkon agjentit transferimin në janar

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Nedim Bajrami ishte në qendër të vëmendjes verën që shkoi. Futbollisti shqiptar u përfol deri në ditën e fundit të merkatos për një kalim te Fiorentina, por diçka e tillë nuk ndodhi. Pa kaluar shumë kohë, 22-vjeçari e rihap përsëri çështjen e transferimit.

Sipas portalit zviceran “4-4-2“, vetë Bajrami i ka kërkuar agjentit të tij të provojë përsëri një kalim te  Fiorentina. Lojtari i Empolit dëshiron të ndërrojë ambient që në muajin janar. E nëse diçka e tillë nuk do të arrihet, atëherë rruga e vetme për të mbetet vera e ardhshme. Kujtojmë se konkurenca te Empoli tashmë është rritur ndjeshëm dhe Bajrami nuk e sheh më veten një titullar fiks në skuadër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *