Bajerni në “flakë”, edhe bashkëshortja e Mylerit i hedh “benzinë”

Bajerni i Mynihut u ndal te barazimi nga Frajburgut të shtunën, duke pësuar gol në minutën e fundit të kohës së rregullt dhe duke lëshuar pikë ndaj këtij rivali për herë të parë pas dy dekadash.

Situata është vërtet e rënduar, pasi ka tension në ajër dhe duket se trajneri Niko Kovaç nuk po gjen zgjidhje.

Edhe lojtarët janë të pakënaqur dhe një prej “senatorëve”, Tomas Myler, duket se po e refuzon stolin, edhe pse në emër të tij flet bashkëshortja Liza Myler. Kjo e fundit postoi një mesazh polemik në Instagram kur Tomas u aktivizua pas minutës së 70-të: “70 minuta pritje dhe më në fund erdhi frymëzimi”.

 

Pas ndeshjes Kovaç nuk pranoi të komentonte, ndërsa Myler deklaroi: “Nuk është diçka e mirë, ndoshta emocionet bënë të shkruante diçka që e di edhe ajo që ishte e gabuar. Ajo dëshiron të më shohë në fushë gjithnjë, nuk kam ç’ti them. Më do shumë”.

Më pas postimi u fshi, ndërsa Bajerni ka njoftuar në faqen e vet zyrtare se Lisa i ka kërkuar falje trajnerit Kovaç dhe çështja është e mbyllur. Të paktën zyrtarisht…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *