Diego Armando Maradona pranoi të merrte drejtimin e Dorados, por duke u siguruar që ekipi i tij në transferta do të udhëtojë me një avion privat. Legjenda argjentinase nënshkroi një kontratë 11-mujore me klubin që militon në kategorinë e dytë meksikane, që për momentin ndodhet në vendin e 13-të.
Kontrata e tij do të rinovohet në rast të një ngjitje në elitën e futbollit meksikan, megjithëse klubi i Dorados akoma nuk ka arritur fitoren e parë pas gjashtë javësh. Sipas mediave meksikane, përpara se tekniku te bashkohej me klubin, ai insistoi që udhëtimet në trasnferta të bëhen me çarter dhe jo me autobusë apo me udhëtime ekonomike.
Githashtu klubi ka marrë me qira një fermë luksoze me një pishinë, që ndodhet ne zonën e Kuliakan, në shtetin e Sinaloas dhe shumë pranë fushës stërvitore te klubit te Dorados. Ish-lojtari i Barcelonës dhe Napolit u prezantua ditën e djeshme përpara mediave meksikane, duke thëne se për të është një rilindje ardhja në krye të klubit të Dorados.
Maradona më parë ka drejtuar klube në lindjen e mesme, por dhe kombëtaren argjentinase në periudhën 2008-2010. Meksika ishte skena e lavdishme e triumfit të “El pipe de oro” ne Botërorin e viti 1986, prandaj mbetet për t’u parë në rast se vërtetë do të rilindë përsëri në tokën meksikane.