Aventura te Tirana zgjati vetëm pak muaj, lojtari afrikan justifikon dështimin: Kishin probleme me pagat

Klubet shqiptare shpesh kanë hedhur sytë drejt tregut afrikan të lojtarëve, megjithëse zgjedhjet jo gjithmonë kanë rezultuar të suksesshme. I tillë është edhe rasti i Keneth Muguna-s, i cili në vitin 2018 u bë pjesë e Tiranës, por aventura zgjati vetëm 6 muaj. Në një intervistë për “Pepeta.co.ke”, futbollisti kenian tregon arsyet përse kjo eksperiencë në Shqipëri nuk funksionoi, duke u justifikuar me problemet me pagesat nga ana e bardhebluve.

“Si futbollist, njerëzit gjithmonë do të vënë në dyshim lëvizjet tuaja. U fol shumë kur shkova në Tiranë dhe ishte edhe më keq sepse nuk qëndrova gjatë në Shqipëri. Dy gjëra, periudha ishte jetëshkurtër pasi klubi kishte probleme me pagat dhe dy, unë pata një dëmtim në kofshë që më mbajti për një periudhë më të gjatë kohore.

E di që jam lidhur me një rikthim në Europë, por ëndrra ime tani është të ndihmoj Azamin të ngrejë një trofe këtë vit. Unë dua të krijoj histori me Azamin dhe kjo është ajo në të cilën jam i përqendruar aktualisht”, ka thënë Keneth Mugambi Muguna./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online