Roma hedh sytë nga një lojtar shqiptar, Kumbulla mund të jetë çelësi i marrëveshjes për verdhekuqtë

Marash Kumbulla duket jashtë planeve të Murinjos, por një tjetër lojtar shqiptar mund të vishet verdhekuq. “La Gazzetta dello Sport” ka bërë me dije se Roma ka hedhur sytë drejt Mërgim Vojvodës. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës ka bërë mirë në krah te skuadra e Torinos, prandaj mund të jetë një alternativë e mirë në të djathtë për ekipin e Murinjos.

Roma do të provojë të sigurojë shërbimet e Vojvodës në verë dhe çelësi për të arritur këtë qëllim mund të jetë Kumbulla. Ky i fundit kërkohet nga Torino, ku e pret ish-trajneri i tij, Juriç, prandaj një shkëmbim lojtarësh me shumë ngjasa do të ishte mirëpritur nga të dyja palët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online