Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj ka gjetur golin e tij të tretë në kampionatin holandez me skuadrën Vilem II. 22-vjecari shënoi golin e tretë në transfertën ndaj Fortuna Sitardit, një ndeshje kjo që u mbyll me rezultatin 4-4.
Avdijaj finalizoi një kundërsulm të skuadrës së tij duke çuar shifrat përkohësisht në 2-3. Sulmuesi është një produkt i akademisë së Shalkes dhe vite më parë konsiderohej si një ndër talentet më premtues i futbollit gjerman.