Austri, Salihi shndërrohet në respekt diplomatik

Viner Nojshtad, një qytezë e vogël në jug të Vjenës, 40 mijë banorë dhe pasion shumë i madh për futbollin. Shënuesi më i mirë i gjithë kohërave në futbollin shqiptar Hamdi Salihi është duke përjetuar një sezon të jashtëzakonshëm. 17 ndeshje, 14 gola, 33 pikë, njësoj si Riedi në vend të parë, skuadër me të cilën Salihi ka nisur karrierën në Austri. Në qytet janë entuziastë. Me shqiptarin në bord, i vetmi i huaj në skuadër, po bëjnë gjëra të mëdha. Mund të kthehen në Bundesligë dhe kjo do ishte një mrekulli. Njeriu kryesor në skuadër, Salihi, më parë ka qenë mbret te Rapid Vjena, ëndrra e madhe e gjithë futbollit austriak ndër dekada.

Respekti për Salihin në qytezën që gjithnjë është njohur për bazën ushtarake më të madhe në vend, jo vetëm që nuk mungon, por ka kaluar të gjitha limitet. Klubi që flamurin shqiptar e sheh si shpëtim ka ftuar në ndeshjen e fundit ambasadorin Roland Bimo për të shkelmuar topin e parë në ndeshjen e radhës. Ai shoqërohej me Vahedin Ajetin, mik i klubit dhe agjent i UEFA-s. Pa ju shqiptarët nuk do ishim këtu, mësohet të kenë thënë kryetarët e klubit dhe të komunës së vogël.

Ky klub sezonin e shkuar zuri vendin e tetë në ligën e parë austriake, por tanimë mbi të gjitha falë Salihit pretendon diçka madhore. Të huajt dinë të të vlerësojnë dhe të të respektojnë. Salihi është gjithnjë i njëjti. Dërgon topin në rrjetë dhe i bën shqiptarët të ndihen krenarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online