Tifozët shqiptarë po e presin me mjaft entuziasëm përballjen e sotme kundër Republikës Çeke. Mbi 4 mijë mbështetës të Kombëtares do të jenë të pranishëm në stadium për të përkrahur kuqezinjtë nga afër.
I pranishëm është edhe Besmir Limani, i cili njihet për pikturimin e flamurit shqiptar në fytyrën e tij. Gjatë intervistës për gazetarin Erjon Todhe në “TV Klan Neës“, një tifoz i pranishëm nga ndërhyrë për të sqaruar se Limani është nga Struga e Shqipërisë dhe jo e Maqedonisë së Veriut.
“Nga Struga është, nga Struga shqiptare. Ju gazetarët kështu duhet ta thoni, nga Struga shqiptare, jo nga Struga e Maqedonisë“, ka thënë tifozi shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/