Mbrëmjen e nesërme, do të luhet një ndër ndeshjet më të forta të fazës së 1/8-ave, ku në Madrid, Atletiko do të presë Juventusin. Në kuadër të sfidës, ka folur Xhorxho Kielini, i cili ka thënë se Atletiko sipas këndvështrimit të tij, më së shumti i ngjan një ekipi italian se sa spanjoll.
Gjithashtu, mbrojtësi bardhezi, shpreson në një rikthim tjetër në “Wanda Metroplitano”, për të luajtur finalen e madhe të Championsit, e cila është vendosur që të zhvillohet pikërisht në stadiumin e Ateltikos. Kielini u pyet dhe nëse është ai mbrojtësi më i mirë i momentit, por 34-vjeçari e ka mohuar diçka të tillë, duke preferuar dikë tjetër.
“Mendoj se Atletiko është më shumë ekip italian se sa spanjoll. Në aspektin e mentalitetit dhe mënyrës se si e trajtojnë ndeshjen, ata janë më shumë të ngjashëm me futbollin tonë.
Simeone është gati të startojë me katër mesfushorë për të na ndaluar. Shpresoj shumë që të rikthehemi përsëri në këtë stadium për të luajtur finalen. Nuk mendoj se jam unë, mbrojtësi më i mirë është Serxhio Ramos.”