Atalanta dhe Kopenhageni do të përballen pas pak në ndeshjen e vajtjes të vlefshme për playoff e grupeve të Europa League, teksa ashtu si pritej, trajneri i ekipit Italian, Gasperini, ka vendosur që të lërë në stol Berat Gjimshitin, duke aktivizuar të riun Mançini në qendër të mbrojtjes. Në stol edhe Etrit Berisha, por kjo nuk është më një risi, pasi portieri shqiptar tashmë është bërë i dytë në formacionin bergamask, duke i lënë vendin Golinit, tek i cili klubi beson më shumë.
Ndërkohë, sa i përket pjesës tjetër të formacionit, bluzinjtë nuk kanë ndryshuar thuajse asgjë, duke konfirmuar më të mirët në sulm, si Pasaliç, Gomez dhe Barrou, edhe pse lënia në stol e Zapatës shihet me pak dyshim në një ndeshje me rëndësi kaq të madhe.