Manchester United ka barazuar në shifrat 1-1 në sfidën e djeshme kundër Chelsea-t. “Djajtë e kuq“ vijojnë të kenë paraqitje negative këtë sezon, ku kanë marrë mjaft kritika nga tifozët si dhe nga ish-futbollistë të tyre. Një prej tyre është edhe Gary Neville, i cili nuk është kursyer gjatë komentimit të ndeshjes së mbrëmshme me ish-ekipin e tij.
“Manchester United është lloji i skuadrës që çdo spektator do të donte të mposhtej gjatë lojës. Ata kanë nevojë për rrahje. Ata japin një shembull të keq me etikën e punës dhe nuk bëjnë asgjë që prindërit dhe mësuesit u thonë fëmijëve çdo ditë. Shikoni sa shumë hapësirë lënë ata. Është e mahnitshme. Askush në ligë nuk lë hapësirë si United. Shikoni se ku është Rashford, ai as që po lëviz. Ata bëjnë një pasuri dhe ecin në fushë. Është turp”, ka thënë Gary Neville./Sport Ekspres/