“Astana ishte si Barcelona e kohës së artë për Partizanin”! Ish-lojtari në Kazakistan: I patë statistikat, 81%-19% mbajtja e topit

Partizani ka humbur ndaj Astanës me shifrat 1-0 në ndeshjen e parë në Play Off të Conference League. Një transfertë për t’u harruar, veçanërisht pjesa e parë ku vendasit dominuan totalisht. Ish-lojtari i njohur në Kazakistan, Sergey Volgin, u shpreh se Astana dukej si Barcelona e kohërave të arta përballë Partizanit.

“Që nga minuta e parë Astana ishte e karikuar për këtë ndeshje. Ishte një presion i tmerrshëm, po qarkullonin topin. Pjesa e parë ishte me 81% në favor të Astanës dhe 19% në favor të Partizanit, mbajtja e topit. Nuk e mbaj mend një statistikë të tillë në futboll prej shumë kohësh, ndoshta vetëm në ndeshjet e Barcelonës, të atyre kohërave më të mira.

Por me një përqindje të tillë të posedimit, nuk mund të thuash se kishte një numër të madh rastesh shënimi. Kishte një avantazh, por sulmet ishin të parashikueshme dhe skuadra shqiptare e parashikoi të gjithë këtë me qetësi. Në pjesën e dytë skenari i ndeshjes nuk ndryshoi, por u bë e dukshme loja e Partizanit në kundërsulme. Ata u përpoqën të krijonin diçka në portën e kundërshtarit, por nuk erdhi deri te kërcënimet reale”, tha Volgin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *