Asllani është në radarët e Interit, trajneri i Empolit: Ka kualitete të mëdha dhe luan kudo, në “San Siro“ bëri 13 km

Trajneri i Empolit ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp në vigjilje të përballjes me Salernitanën. Kureshtje nga gazetarët ka pasur edhe për Kristjan Asllanin, i cili ka rënë në radarët e Interit. Andreaxoli është shprehur se të rinjtë kanë nevojë për kohë, ndërsa në krahun tjetër nxjerr në pah aftësitë e padiskutueshme që mesfushori shqiptar ka.

“Djali duhet të konsolidohet qartë. Kur thuhet se të rinjtë duhet të shoqërohen, pa marrë meritën që kanë debutuar, duhet t’u japim kohë të qetësohen. Ai ka nevojë për kohë dhe nganjëherë pothuajse duhet t’i dëshpëroni. Me Vitin ka ndodhur që ai ka luajtur shumë ndeshje si më i miri i fushës dhe pastaj të dielën e ardhshme nuk ka luajtur.

Të gjithë këta djem duhet të piqen dhe duhet të kesh durim për t’i pjekur. Tani për tani është shpejt edhe për rolin. Në Milano ka luajtur si mesfushor sulmues duke bërë gati 13 km gjatë ndeshjes, më shumë se të gjitjë. Ka kualitete të mëdha, mund të luajë kudo, por ju e dini se mesfusha aq është. Nëse keni cilësi fizike, teknike dhe morale, nuk keni probleme”, ka deklaruar Aurelio Andreaxoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online