Askush si Prishtina në rajon, “rivalitet” edhe me skuadrat e mëdha

Prishtina është një prej skuadrave më të forta në Kosovë, çka e ka ndëshkuar në edicionet e fundit. Vjet Drita i mori titullin vetëm në takimin e javës së fundit të kampionatit, në përballjen direkte, por skuadra e Josës ka pretendime madhore edhe këtë edicion. Ekipi kryeqytetas ka grumbulluar 30 pikë në 17 javë, dukje mbajtur vendin e parë.

Normalisht që merita është e gjithë skuadrës, por nuk duhet anashkaluar fakti se ky ekip ka pësuar vetëm 4 gola. një paraqitje e mirë e portierit Bekaj, së bashku me vijën e mbrojtjes, e cila ka bërë mjaft mirë në detyrat defensive.

Nëse i hedhim një sy edhe skuadrave të tjera në rajon, shohim që asnjë skuadër në Shqipëri, mal të Zi, Maqedoni apo Serbi nuk ia kalon Prishtinës në këtë drejtim. Asnjë ekip tjetër nuk ka  pësuar më pak gola se nënkampionët e Kosovës. Jo vetëm kaq, por edhe në ligat e mëdha europiane është mjaft e  vështirë që të gjejmë një ekip që pësuar më pak gola

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online