“Askush nuk besoi, tani e gjithë Shqipëria flet për ne”/ Brdariç u tregon gjermanëve: Këtu janë të çmendur pas futbollit

0

Brdariç është trajneri i momentit në Shqipëri pasi po kryeson me Vllazninë prej javësh në kampionatin shqiptar. Më herët askush nuk i kishte llogaritur shkodranët që të merrnin pjesë në faturën e titullit kampion, pasi në sezonin e shkuar luftuan në “Play-Out” për mbijetesën. Jehona e madhe për Brdariç ka dalë jashtë kufijve të Shqipërisë, teksa shpeshherë janë gjermanët që kthejnë vështrimin te Vllaznia. Në një intervistë për “Express.ide”, trajneri gjerman ka folur për gjithçka, duke treguar edhe përshtypjen e tij nga vendi ynë.

“Mbërritja në Shqipëri? Për mua është një hap përpara pasi ishte shansi të drejtoja një klub të kategorisë së lartë në një vend që është i çmendur pas futbollit dhe me standarte të larta. Vetëm rezultatet llogariten dhe ne po ndërtojmë diçka këtu. Tre milion njerëz jetojnë këtu, pothuajse si në Berlin. Pjesa më e madhe jeton në Tiranë. Një qytet modern që është i shkëlqyeshëm për të rinjtë, ushqim i shkëlqyeshëm, restorante të shkëlqyeshëm. Shkodra është një vend i bukur nga natyra, i përshtatur nga male të larta, deti është vetëm gjysmë ore larg.

Ka futbollistë të mirë, por që të tregojnë veten duhet përmirësimi i infrastrukturës. Kushtet e stërvitjes janë ndonjëherë të vështira për t’u imagjinuar. Titulli? Jemi të përulur se tani kemi dalë nga rënia. Është sukses i madh vendi i parë, por sfidë e madhe që ta mbash. Askush nuk besoi, por tani e gjithë Shqipëria po flet për ne. U them gjithmonë lojtarëve që të shënojnë dy ose tre gola më tepër që të shmangen pjesa e akuzave për arbitrat”, u shpreh Brdariç. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.