Bilanci i derbit të Superiores, përplasja e tifozëve sjell arrestimin e 2 personave dhe procedohen 14 të tjerë

Në ndeshjen Partizani-Tirana nuk janë shmangur dot konfliktet mes tifozerive të ekipeve. Pas dhunës së ndodhur janë lënduar 3 persona, ndërsa gjithashtu kemi pasur edhe dëmtimin e 2 lokaleve në Elbasan.

Të paktën deri në këto momente ky është bilanci nga derbi i Superiores. Policia ka dalë me një njoftim atje ku shprehet se janë proceduar dy shtetas me banim në Tiranë, ndërsa po procedohen në gjendje të lirë 14 persona të tjetër. Gjithashtu në bazë të raportimit theksohet se tre personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit S. V., 28 vjeç dhe K. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 14 shtetas të tjerë.  Arrestimi dhe procedimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, bulevardi “Aqif Pasha”, Elbasan, këta shtetas, si tifozë të ekipeve të futbollit Tirana dhe Partizani janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, dhe për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online