Besnik Prenga ka qenë i ftuar në një lidhje të drejptërdrejtë me emisionin “Sport Magazine“ të transmetuar në “Ora News”, ku ka komentuar paraqitjet e Kroacisë. Ish-futbollisi shqiptar është i lidhur me futbollin kroat, duke qenë se sigurohet që gjithmonë të gjurmojë talente të reja për ti bërë pjesë të Lokomotivës së Zagrebit, aty lojtarët shqiptarë nuk mungojnë. Prenga e sheh fitoren e sotme si trenin e fundit për Kroacinë që të kalojë fazën e grupeve në këtë Kampionat Europian.
“Më vjen mirë që nuk e di numrin e shqiptarëve te Lokomotiva pasi as unë vetë nuk e di. Mendoj se Kroacia nuk e tregoi veten ashtu siç opinioni e priste. Një fitore e stome do i kthente në rrugën e duhur. Kroacia duhet ta fitoj me çdo kush këtë ndeshje, sepse çdo rezultat tjetër do e nxirrte jashtë europianit”, është shprehur Besnik Prenga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/