Raundin e parë në 1/8-at e Champions League e fitoi Reali i Madridit. Kristiano Ronaldo e mposhti Nejmarin, i cili vrapoi pa fund, por nuk mundi të bënte shumë në Madrid, duke asistuar i pafuqishëm në fundosjen e anijes parisiene, përtej gabimeve të arbitrit italian Roki.
Pas ndeshjes, duke folur për Globoesporte, braziliani e ka shpjeguar humbjen me mungesën e pjekurisë: “Mendoj se e humbëm toruan në disa momente. Nuk patëm qetësinë dhe pjekurinë për të luajtur si duhet pjesën e dytë. Gabuam në disa gjëra dhe duhet t’i rregullojmë. Nuk luajtëm keq, por duhet të përmirësohemi, nëse duam të kualifikohemi ndaj Realit”.
Nejmar ka komentuar edhe lënien jashtë të Tiago Silvës: “Janë vendime të trajnerit, i është timonieri dhe bën çfarë të dojë me skuadrën”.
Ndërkaq, nga Spanja Don Balon shkruan se Nejmar ishte i tërbuar pas ndeshjes dhe kritikoi ashpër skuadrën në dhomat e zhveshjes, por është një histori që nuk konfirmohet nga askush.