Ajaksi është padyshim “përralla” më e bukur e këtij sezoni, me holandezët që pasi eleminuan Realin e Madridit në 1/8-at e Champions League, bënë të njëjtën gjë me Juventusin në çerekfinale.
Tashmë, “Harkëtarët” do të kenë përballë Totenhemin, një tjetër surprizë e bukur e këtij Championsi dhe rruga drejt finales nuk duket e pamundur për ta. Askujt nuk ia priste mendja se Ajaksi do të kishte një ecuri të tillë, madje as drejtuesve të klubit.
Këta të fundit, kishin programuar një udhëtim drejt Hong Kongut me datë 17 maj, por tashmë duket se gjithçka do të anulohet, të paktën për momentin. Finalja e Championsit luhet me 1 qershor, ky edhe ka qenë shkaku që planet e drejtuesve holandezë janë “prishu”.
Tashmë, udhëtimi drejt Hong Kongut është në varësi të ecurisë në Champions. Të gjithë në Holandë po luten që ky udhëtim të anulohet…