“Arusha” shqiptare kthehet si spiderman, Reshat Mati mposht Mojican dhe pret kampionin

Reshat Mati vazhdon të mbetet i pamposhtur në arenën e boksit. Ditën e djeshme Mati mposhti me knockout kundërshtarin e tij Mojica. Sfida ishte mjaft e lehtë për kampionin shqiptar, i cili tregon dhe njëherë talentin e tij të padiskutueshëm në sportin e luftimit. Me këtë fitore 22 vjeçari ka shënuar 8 triumfe radhazi, ku 6 prej tyre janë me KO.

Reshat Mati dëshiron të ndeshet me kampionin e peshave të lehta, Ryan Garcia, por ky i fundit nuk pranon, pasi luftëtari që mbron ngjyrat shqiptare nuk ka krijuar një emër të fortë në arenën e boksit. Megjithatë Mati është në rrugën e duhur për tu bërë kampion, pasi ështe mjaft i shpejtë dhe shumë i fuqishëm. Mjaft interesant është fakti që ai e ka nisur karrierën si mundës, por është adaptuae mjaft mirë në sportin e boksit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online