“Të gjithë po humbasin”, Podolski “i tërheq veshin” Arsenal për Ozil: Nuk veprohet kështu

Mesut Ozil kaloi nga Real Madridi tek Arsenali si një nga lojtarët më të mirë në botë. Turku me pasaportë gjermane ka 6 vjet në ekipin anglez, por gjërat se kanë shkuar nga “mrekulli” në acarim total, teksa drejtuesit e Arsenalit kanë vendosur ta përjashtojnë lojtarin nga skuadra e tyre. Ozil nuk ka luajtur një ndeshje me klubi që prej izolimit total në muajin mars.

Ky fakt e ka acaruar shumë ish lojtarin e Arsenalit dhe të Bajernit, Lukas Podolski. Në një prononcim për mediat, gjermani me origjinë polake theksoi se Arsenali kurrsesi nuk duhej të vepronte në këtë mënyrë me një lojtar që ka 6 vjet në këtë klub.

“Unë nuk i di prapaskenat e këtij episodi, por di që një lojtar që ka 6 vjet në këtë klub, kurrsesi nuk e pranoj faktin që duhet të trajtohet në këtë mënyrë. Ai ka treguar aftësitë e tij në fushë, kurrë nuk ka qenë negativ me shokët e skuadrës ose ndaj stafit. Është e trishtueshme sepse të gjithë po humbasin në këtë situatë. Nuk duhet të përfundojë në këtë mënyrë.”- u shpreh Podolski.

Mesut Ozil me shumë mundësi do të largohet nga Arsenali në muajin janar, por do të jetë e vështirë që një skuadër elitare ta transferojë për shkak të rrogës së lartë që ai mer tek Arsenali. Gazetat angleze flasin për një largim të tij të mundshëm në Amerikë ose Lindjen e Mesme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online