Artikulli i prestigjozes italiane ndez nervat Lotitos, presidenti i Lazios i vendosur ta çojë çështjen në gjyq

Klaudio Lotito ka qenë në qendër të vëmendjes në mediat italiane këto ditë, teksa Prokuroria Federale hapi hetim gjyqësor për të mbi fjalët e thëna për ndeshjen e fundit mes Juventusit dhe Interit. “Jam një pikë larg Juves dhe vetëm falë Juve-Inter. Të gjithë e patë atë ndeshje”, kaq ka mjaftuar që një çështje të hapet përtej Adriatikut. Ndërkohë prestigjozja italiane “La Gazzetta dello Sport” ka shkruar një artikull për kreun e Lazios duke nxjerrë në pahë historitë kontroverse të lidhura me të, që nga shlyerja e borxheve e deri te Calciopoli.

Por kjo ka bërë që Klaudio Lotito të reagojë, por këtë herë në rrygë ligjore. Vetë klubi i Lazios njofton se presidentit të tyre nuk i ka pëlqyer aspak ajo që ka lexuar në shkrimin e medias së njohur, duke u dhënë kështu një mansat avokatëve të tij që ta ndjekin në gjyq këtë çështje.

“Dr. Klaudio Lotito e shënoi artikullin e botuar në Gazzetta dello Sport në gazetat e sotme, të nënshkruar nga Sebastiano Vernazza, që synonte të shpifte dhe diskreditojë karakterin e tij. Liria e informacionit nuk cënon të drejtën e personit për imazhin e tij, dhe kur përdoret vetëm si një ekran për të tallur ose goditur dikë, ajo duhet të sanksionohet. Prandaj, Dr. Lotito u ka dhënë një mandat avokatëve të tij që të reagojnë në të gjitha gjykatat (civile dhe penale) për të marrë mbrojtjen që Kushtetuta i jep personit”, bën me dije klubi i Lazios./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *