“Siç jemi stërvitur ne ashtu janë stërvitur edhe kundërshtarët”, Egbo ul euforinë te Tirana: Të rrimë me këmbë në tokë

Tirana është me një këmbë pranë titullit kampion, megjithëse asgjë nuk ka mbaruar. Ndërprerja e kampionatit i vendosi sërish të gjitha skuadrat në gjendje të barabartë sa i përket formës fizike dhe tani bardheblutë duhet të japin më të mirën në fushë për të përfunduar me sukses atë që pandemia ia la përgjysmë. Në një prononcim për “Top Channel” Emanuel Egbo flet rreth gjendjes së skuadrës dhe objektivit titull.

Trajneri i bardhebluve u përgjigjet në një farë mënyre edhe akuzave të kundërshtarëve, që kanë pretenduar se Tirana është stërvitur në fushë gjatë periudhës së izolimit. Egbo shprehet se ashtu siç janë stërvitur lojtarët e tij, në të njëjtën mënyrë janë stërvitur edhe ata të skuadrace të tjera. Ndërsa për të arritur te titulli, kreu i pankinës së kryeqytetasve thekson se duhet të qendrojnë me këmbë në tokë dhe të mos ketë eufori, pasi janë edhe 10 finale deri në fund për të përmbushur qëllimin e tyre.

“Gjendja fizike është e vështirë për t’u ditur se ku janë lojtarët fizikisht. Kjo sepse kemi një javë dhe po futemi në javën e dytë që kemi filluar stërvitjen në grup duke bërë bashkë gjithë futbollistët. Dy muaj kanë bërë veç e veç individualisht vrapime dhe ushtrime pa top. Unë mendoj se siç kemi bërë ne stërvitje edhe ekipet e tjera kanë bërë.

Lojtarët e tyre kanë vrapuar, kanë bërë stërvitje individualisht në shtëpi dhe në natyrë. Kështu që mendoj se të gjitha ekipet janë njësoj me përgatitjen. Të shohim si do jenë lojtarët kur të fillojë kampionati. Mendoj se futbollsitët e dinë që duhet të jemi me këmbë në tokë. Eufori nuk ka se ka ende pikë, janë edhe 10 ndeshje. Kështu që nuk ka mbaruar asgjë. Kemi edhe 10 finale deri në fund të sezonit. Do vazhdojmë të marrim ndeshjet tona një e nga një deri në takimin e fundit”, ka thënë Egbo./Halit Delibashi-Sport Ekpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online