Skënderbeu është favorit i madh dhe do ta kalojë UE San Zhulian e Andorrës, nëse nuk ndodh ndonjë çudi, por në turin e ardhshëm e pret “ferri”.
Kaira Almati, rivali nga Kazakistani që na ka “nxirë” këto vitet e fundit, duke eliminuar dy klube shqiptare, do të ndeshet me korçarët në turin e ardhshëm, sepse ka mbyllur gjithçka që sot.
Në Kazakistan, Kairati ka mundur 6-0 Atlantas të Lituanisë, duke dominuar në çdo drejtim, siç tregon rezultati.
Më i frikshëm është fakti që shënuan 3 yjet e mëdhenj: rusi Andrej Arshavin 2 gola, sulmuesi kryesor Gohou 2 gola dhe ish-mesfushori i Hamburgut Iliçeviç 2 gola.