Eduart Rroca ka zhvilluar një sezon fantastik me Instabulsporin në Turqi. Futbollisti shqiptar mori menjëherë vendin e titullarit në skuadër duke ia shpërblyer besimin drejtuesëve të klubit. Padyshim që në arritjen e Istanbulsporit në “Play Off” për t’u ngjitur në elitën e futbollit turk merita më i madhe i takon Rrocës.
Statistikat në këtë sezon ishte mbreslënëse duke shënuar 9 gola dhe duke dhënë 12 asist. Pra futbollisti shqiptar ka qenë i përfshirë direkt në 21 golat e realizuara nga Istanbulspori. Së fundmi është “Sofascore” që ka publikuar listën e lojtarëve më të mirë të këtij sezoni.
Duke marrë për bazë vlerësimet javore të lojtarëve, “Sofascore” ka nxjerrë futbollistët me mesataren më të mirë për të gjithë futbollistët europian. Shqipëria kryesohet nga Eduart Rroca me notën mesatare 7.34, ndërsa gjejmë edhe emra të tjerë si De Bryune, Kimich dhe Mkihtarian. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram