Arritën kualifikimin historik në Serie A, Galiani dhe Berluskoni kërkojnë sulmuesin e Realit të  Madridit

0

Dyshja Berluskoni-Galiani arritën një sukses historik me Monzan. Brenda tre viteve ekipi nga Brianza siguroi ngjitjen nga Serie C në Serie A. Investimet dhanë frytet e tyre dhe tashmë ish-drejtuesit e Milanit kërkojnë të krijojnë një grup sa më konkurues edhe për elitën e futbollit italian.

Galiani synon të afrojë në ekip emra të njohur dhe me eksperiencë, të cilët mund të ndihmojnë skuadrën të arrijë një pozicion sa më të mirë në tabelën e renditjes. Pas Ranokias dhe huazimit të portierit të Kaljarit, Monza është hedhur në sulm për të huazuar Borja Majoralin. Drejtuesit e klubit nga Brianza po punojnë për të sjellë sulmuesin e Realit të Madridit në Serie A, një kampionat ky që nuk është i panjohur për spanjollin, pasi më herët ka mbajtur veshur fanellën e Romës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.