Rriten shanset e Armandos për një vend në ekipin e Tuchel-it, gazetari anglez: Chelsea po refuzon të gjitha ofertat për Brojën

E ardhmja e Armando Brojës është kthyer prej muajsh në një çeshtje diskutimi. Shumë klube të njohura janë vënë pas sulmuesit shqiptar, por duket se Chelsea po vlerëson mundësinë për ta mbajtur nën urdhërat e Tuchel-it për sezonin e radhës.

Kryeredaktori i “The Daily Telegraph”-it njofton përmes llogarisë së tij zyrtare në”Twitter” se blutë e Londrës po refuzojnë të gjitha interesimet për Brojën. Kjo për faktin se klubi po vlerëson ekipin dhe më pas do të vendosë përfundimisht se cilët lojtarë do të shesë dhe cilët do të mbajë për sezonin e ardhshëm.

“Chelsea po refuzon qasjet për sulmuesin Armando Broja, teksa po vlerëson skuadrën e tij dhe çfarë duhet të bëjë gjatë kësaj merkatoje. Ata nuk janë në asnjë nxitim për të shitur”, shkuan Jason Burton./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online