VIDEO/ Mbrojtësi shqiptar bën rolin e sulmuesit në zonë, shënon në testin miqësor të skuadrës së tij

0

Zurich-u është duke zhvilluar fazën përgatitore në prag të sezonit të ri. Klubi zviceran ka luajtur së fundmi një takim miqësor me Viktoria Koln-in. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0 për helvetët, ku kanë treguar një formë të mirë edhe dy futbollistët shqiptarë, Lindrit Kamberi dhe Fidan Aliti.

Kamberi ishte autori i golit të parë, ndërsa në pjesën e dytë në listën e golashënuesve u fut edhe Aliti. Ish-mbrojtësi i Skënderbeut bën sulmuesin në zonë, nga ku shfrytëzon një top të gjuajtur me kokë dhe shkund rrjetën kundërshtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.