Arrihet marrëveshja me Romën, Liverpuli paguan një “mal” me para për portierin e Brazilit

0

Liverpuli dhe Alison janë gjithmonë  më pranë. Kontaktet ndërmjet “Reds” dhe Romës vijojnë në mënyrë intensive prej së martës dhe klubet kanë arritur akordin për portierin. Anglezët do të paguajnë 75 milionë euro në arkat e verdhekuqve.

Për t’u përcaktuar mbeten vetëm detajet e akordit, që lidhen me mënyrën si do të ndahet pagesa: cila do të jetë shifra fikse e transferimit dhe sa do të jenë shpërblimet në bazë të paraqitjeve të “gardianit” dhe rezultateve të klubit. Gjithashtu duhen përcaktuar edhe shpërblimet në planin individual për brazilianin.

Gjithçka quhet e mbyllur, vetëm nëse Çelsi nuk vendos të bëjë ndonjë ndërhyrje surprizë dhe të rritë ofertën për portierin titullar të kombëtares braziliane. Në këtë rast blutë do të ishin më të avantazhuar, sepse bashkëshortja e portierit do të preferonte Londrën përpara Liverpulit.

Përveç Romës, edhe Alison po përcakton detajet e fundit të kontratës me “Reds”. Ai do të firmosë kontratë 5-vjeçare, me pagë 5 milionë euro në sezon, ndërsa përfitimet nga e drejta e imazhit do të ndahen përgjysmë me klubin. Liverpuli i ka propozuar portierit kontratën e jetës dhe 25-vjeçari është gati të pranojë!

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.