Arrihet akordi, vjen goditja nr.7 e Milanit!

 

Atalanta pranon ofertën prej 24 mln eurosh nga kuqezinjtë. Blerja e shtatë e “Djallit”, sot në  Milanelo

Është Andrea Konti, “vula” e shtatë e Milanit. Dhe lista zgjatet edhe më shumë. Blerja e Musakios, Rodrigez, Kesies, Andre Silvës dhe Çalhanoglusë, edhe tratativa për lojtarin e Atalantës ka përfunduar me sukses. Nga ana tjetër e kishte thënë edhe Fasone, gjatë konferencës së djeshme për shtyp, që palët ishin shumë pranë akordit. “Mund të jenë ditë të rëndësishme, sigurisht që Atalanta ka të gjithë respektin tonë dhe do ta lëmë që ajo të marrë vendimet e saj me qetësi”, kishin qenë fjalët e Fasones. Dhe, pasdite erdhi menjëherë shkëmbimi i respektit nga bergamaskët. Anrea Konti mund të shkojë te Milani.

DETAJET –  Akordi është arritur dje pasdite, teksa Atalanta ka pranuar ofertën prej rreth 24 mln eurosh, pas një tratative të tejzgjatur me klubin kuqezi. Dhe, më shumë sesa insistimi i Milanit, ajo që ka zhbllokuar tratativën ka qenë ardhja e Timoti Kastanj (Genk) që do të veshë fanellën e Atalantës për sezonin e ardhshëm. Madje, me këtë akord është zgjidhur edhe një tjetër “nyje”, ajo e Mateo Pesinës që do të qëndrojë në Bergamo. Përsa i përket Kontit, ai sot do të zbarkojë në Milano për të zhvilluar testet dhe të premten edhe vizitat mjekësore, që do të sjellin zyrtarizimin. Konti mund t’i bashkohet grupit të Montelës në datën 11 korrik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online