Arp një investim i nxituar i Bajernit? Kovaç mendon ndryshe

Fiete Arp do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për Gjermaninë sipas trajnerit të Bajernit, Niko Kovaç. Arp, vetëm 19-vjeç, do t’i bashkohet bavrezëve nga Hamburgu në fillimin e sezonit të ardhshëm, pasi është arritur një akord mes dy klubesh për 2.5 milionë eurosh.

Me Levandovskin që po tregon një rënie të lehtë fizike, Arp pritet të jetë e ardhmja e Bajernit dhe sipas Kovaç, edhe e ardhmja e kombëtares së Gjermanisë: “Ai është një lojtar shumë i mirë. Lojtarët që premtojnë shumë për të ardhmen duhet të transferohen sa më shpejt, pasi pastaj futen në garë dhe skuadra të tjera dhe transferimi bëhet shumë i vështirë.

E di që do të ketë presion shumë të madh, por besoj se e ka kaluar këtë situatë, pasi edhe të luash te Hamburgu në një moshë shumë të re ke presion. Blerja e tij nuk është aspak një investim i nxituar, pasi unë besoj se ai ka premisa shumë të mëdha dhe brenda 3-4 vitesh, do të jetë një nga lojtarët kryesorë të Gjermanisë”,- përfundoi Kovaç.

Arp është lojtari i parë që ka lindur në mijëvjeçarin e fundit që ka shënuar në Bundesliga. Ai shënoi në ndeshjen kundër Herta Berlinit në tetor të 2017-ës, vetëm 17 vjeç, 9 muaj dhe 23 ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *