Zhgënjim total, kështu mund të cilësohet barazimi i sotëm i Dortmundit, 0-0 në fushën e Nurembergut të dobët vendi i fundit në Bundesligë.
Pjesa e parë ishte thuajse e gjitha e dominuar nga ana e verdhezinjve, të cilë nuk arritën t’i konkretizonin rastet e shumta që krijuan. Kështu, ekipet iu drejtuan dhomave të zhveshjes me rezultatin e bardhë 0-0.
Në fraksionin e dytë vijoi e njëjta melodi, me Dortmundin që krijonte raste në kërkim të fitores dhe Nurenbergun që rezistonte për të pritur momentin e duhur.
Mungesa e Rojs dhe Pako Alkaser u ndje sërish dhe vjen ndeshja e pestë rresht pa fitore për kryesuesit e Bundesligës, që tashmë është rihapur plotësisht, sepse Bajerni e sheh rkeun vetëm 3 pikë larg, diçka e paimagjinueshme para pak javësh.