Zdenek Zeman dhe Luçiano Moxhi, zor se në futboll ka pasur personazhe më interesantë dhe në pole më të kundërt se këta të dy.
Armiq të betuar prej dekadash, që kur Zeman në mesin e viteve ’90 lëshonte akuza të forta ndaj Juves, duke përmendur edhe frazën e famshme “futbolli të dalë nga farmacia”, duke akuzuar Juventusin për përdorim dopingu.
Po tani? Zeman vazhdon të drejtojë, ështe te Peskara, luan futbollin e tij të çmendur, të bukur dhe kurrë fitues trofesh. Megjithatë, Moxhi fitues i gjithçkaje me Juventusin, tashmë nuk lejohet të drejtojë në futbollin italian. Kjo nuk e ndalon të punojë për Partizanin dhe të flasë çdo javë në media, ndaj edhe Zeman sulmon sërish.
” Sistemi ishte i gabuar, unë e thosha hapur dhe kjo më ndëshkoi, sepse kisha oferta edhe nga Reali e Barcelona. Gjithsesi, më mjafton që France Football më ka zgjedhur si një ndër 30 trajnerët më të rëndësishëm në histori.
“Moxhi? Është kthyer, punon në Shqipëri, por edhe në Itali, sepse del në radio, gazeta e televizion. Mendojnë se ai zgjidh probleme, por për mua ka falimentuar shumë klube. Duhet ndërhyrë, nuk duhet luajtur aty, rregullat duhen respektuar”.