“Supersport” thotë se ky do të jetë formacioni zyrtar, Rei Manaj i merr vendin Armando Brojës

Shqipëria do të përballet kundër Kilit në mbrëmjen e sotme. E teksa duhet vetëm një orë nga fillimi i ndeshjes, në faqjen zyrtare të UEFA-s nuk ka dalë ende formacioni zyrtar i takimit. Por Supersport ka publikuar një informacion, ku sipas tyre, e kanë tashmë formacionin zyrtar.

E nëse gjithçka iu rezulton e saktë, Strakosha e nis në portë, Hysaj-Mihaj-Gjimshiti-Mitaj vazhdojnë në mbrojtje, Ramadani-Asllani-Bajrami gjenden në mesfushë, ndërsa në sulm do të jetë treshja Asani-Manaj-Seferi. Mbetet të shihet nëse UEFA do të vërtetojë po të njëjtin formacion, ku duket se Manaj ka fituar balotazhin me Brojën në fund. /Sport Ekspres/