Armando Brojës i vjen shansi në derë te Chelsea, londinezëve u dëmtohet sulmuesi kryesor dhe u prish planet

Chelsea ishte duke kërkuar për një tjetër sulmues në merkaton e verës. Londinezët po studionin ende Armando Brojën dhe duke parë në treg, për të zgjedhur se kush do të ishte alternativa e tretë që mund t’i hapte sadopak konkurrencë dyshes Jackson-Nkunku.

Por planet e londinezëve kanë ndërruar tërësisht tani. Në ndeshjen e fundit miqësore me Dortmund, Nkunku ka pësuar një dëmtim serioz. Sipas mediave britanike, Nkunku mund të rikthehet më së shpejti për të paktën dy muaj, por sipas gjasave e ka humbur pjesën e parë të sezonit. Kjo do të thotë se Armando Broja ka më shumë shanse për të qëndruar në klub. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *