Armando Broja i mohoi ëndrrën e Botërorit! Shqipëria ka kujtime me Poloninë, por jemi pengu i vetëm i Hungarisë

Nëse Hungarinë e llogarisnim në fillim si Kombëtaren që duhet të lëmë mbrapa për t’u renditur në vendin e tretë në këto kualifikuese, gjithçka ndryshoi pas Europianit. Skuadra e drejtuar nga Rosi arriti që të barazonte ndaj Francës dhe për pak eliminoi Gjermaninë nga Europianit. Menjëherë pas këtij turneu, nisëm të mendonim që ndoshta do të ishte më e lehtë që të renditeshim para Polonisë sesa para Hungarisë. Falë djaloshit të artë, Armando Brojës, dhe skemës gati perfekte nga Reja për mënyrën e mbrojtjes, Shqipëria arriti që t’i merrte gjashtë pikë në dy takime.

Por nëse ne kemi si peng atë humbje në “Air Albania” ndaj Polonisë që na ka shuar ëndrrat e Botërorit, nga krahu tjetër Hungaria e ka makth Armando Brojës. Nëse do të shohim rezultatet e arritura nga kjo Kombëtare ndaj ekipeve më të mëdha, janë thjesht mbreslënëse. Kombëtarja e Rosit ka marrë një barazim dhe një fitore ndaj Polonisë, që e shihnin rival direkt për vendin e dytë, por gjithashtu arritën që të barazonin në transfertën ndaj Anglisë. Qartësisht kjo Kombëtare nuk është aq e dobët sa u komentua në vendin tonë pasi kemi grumbulluar gjashtë pikë ndaj tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online