Trajneri i Hungarisë e ka ende shpirtin e trazuar nga kuqezinjtë: Dua të përballem edhe njëherë me Shqipërinë, të tregojmë kush është më i miri

Nga Klaudio Ndreca

Nëse Shqipëria ka ende kujtime të hidhura nga Polonia, te Hungaria kanë pengun më të madh Shqipërinë. Llogaritë janë të thjeshta, nëse kuqezinjtë nuk do të prishin planet e tyre me dy fitore e arritura, më së paku, hungarezët do të diskutonin deri në ndeshjet e fundit kualifikimin. Në përballjet direkte, Hungaria arriti t’i merrte 4 pikë Polonisë dhe arriti që të barazonte në Wembley kundër Anglisë.

Pas fitores së djeshme kundër Polonisë me shifrat 1-2, trajneri i Hungarisë, Rossi, ishte ende me shpirtin e trazuar nga humbjet ndaj Shqipërisë dhe kërkon një tjetër ndeshje në të ardhmen. “Kemi shumë keqardhje për ato ndeshje të humbura me Shqipërinë. Jam ankuar shumë për këto dy ndeshje pasi lojtarët nuk i kanë ndjekur udhëzimet e mia taktike. Padyshim që aty është vendosur edhe fati ynë. Unë shpresoj shumë se do ta kemi edhe një ndeshje tjetër me Shqipërinë në të ardhmen, për të treguar se kush është ekipi më i mirë.

Në mendimin tim, Kombëtarja nuk funksionon si klubi. Ky është ekipi i një shteti. Ne duhet të jemi përgjegjës për të dhe duhet të mendojmë për të ardhmen. E kam thënë shumë herë që është totalisht pa kuptim që të ftojmë lojtarë nga 32-33-35 vjeç, edhe nëse ata do të bëjnë performanca të mahnitshme në klubet e tyre. Është shumë më mirë që t’i japim një shans të rinjëve. Nëse këta tregojnë se nuk janë gati për këto nivele, atëherë duhet të kthehemi tek të tjerët”, përfundoi Rossi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online