Arisi rikthehet te fitorja, Basha luan për 90 minuta

Arisi i Selanikut, ku aktivizohen Mërgim Mavraj e Migjen Basha, është rikthyer ditën e sotme te fitorja, pas plot katër humbjesh radhazi. Në këtë ndeshje mbrojtësi ynë nuk ishte i pranishëm, pasi është nisur në grumbullimin e kombëtares, ndërsa Basha ishte titullar për 90 minuta dhe bëri një ndeshje të mirë.

Për sa i përket sfidës, Arisi luante në transfertë ndaj Apollon Smyrnis dhe triumfoi me shifrat 1-2. Goli i parë për miqtë erdhi që në minutën e parë, me Garsian, i cili i dërgoi në avantazh. Në fundin e pjesës së parë, ishte Triadis, ai që barazoi për vendasit dhe dërgoi skuadrat në baraspeshë drejt dhomave të zhveshjes.

Në fraksionin e dytë ekipi nga Selaniku, e shtoi presionin dhe në minutën e 69-të ishte portugezi, Bruno Gama, ai i cili i dha fitoren. Me këtë triumf, ekipi i Bashës e Mavrajt ngjitet në vendin e shtatë të renditjes, në kuotën e 15 pikëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online