“Argjentinasit vetë janë skëterrë nga ana ekonomike“, Sorra tregon dashurinë e Argjentinës për futbollin: Ata jetojnë me sportin

Arben Sorra ka komentuar gjysmëfinalen e sotme të Kupës së Botës. Ish-sportisti shqiptar ka thënë në emisionin “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“ se për Kroacinë ka ndikuar lodhja dhe mosha, ndërsa Argjentina nga ana tjetër ka një traditë të trashëguar ndër vite. Sorra tregon gjithashtu edhe lidhjen e fortë që në Kombëtaren bardhekaltër ekziston me Mesin.

“Kroati bëri tre ndeshje dhe të treja ndeshjet i çoi me shtesë. Ndikon mosha që kanë ata. Kanë një mesfushë të jashtëzakonshme, por sot po luante me Argjentinën. Një Argjentinë që ishte e mobilizuar. Ata kanë një traditë të jashtëzakonshme. Argjentinasit vetë si shtet është tërësisht skëterr, në një gjendje ekonomike… Jetojnë me sportin, jetojnë me Mesin dhe thonë: “Kemi Mesin“. “Atë kemi“, -thonë ata. Mos të harrojmë që ky është kampionati i fundit i Mesit dhe o sot e kurrë (fiton Kupën e Botës)”, ka thënë Arben Sorra./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *