Argjentina në humor, Ikardi publikon foton me “bandën” e tij

Pasi fitoi më poker golash miqësoren me Irakun, Argjentina po përgatitet për ndeshjen me Brazilin. Një klasike e futbollit latin dhe një ndeshje fantastike, që do të zhvillohet ditën e martë në orën 19:45.

Atmosfera në kampin argjentinas është shumë e mirë dhe kjo shihet në foton e postuar nga Mauro Ikardi. Kapiteni i Interit ka publikuar në faqen e tij një foto, ku shihet e gjithë kombëtarja në një darkë. Stërvitja nuk është periudha e vetme kur lojtarët mund të qëndrojnë së bashku, kështu që ata kanë përfituar të kalojnë disa momente relaksi nën shoqërinë e njëri-tjetrit në restorant.

Darkë me bandën”, shkruan Ikardi, ndërkohë që humori i lojtarëve të Skalonit është shumë i mirë. Ata janë gati për t’u përballuar dhe fituar me Brazilin dhe një gjë e tillë do të qetësonte ambientin e kombëtares, pas kritikave të shumta të marra në Botërorin e Rusisë.

 

View this post on Instagram

 

Cena con la banda ?? #seleccion #argentina #MI9 ?

A post shared by Mauro Icardi – MI9 (@mauroicardi) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *