Ardian Ismajli merr fitoren më të rëndësishme në Serinë A, e lë Ujkanin dhe Vojvodën ende në frikë

Ardian Ismajli ka luajtur për 90 minuta në përballjen e sotme kundër Torinos, që ishte njëkohësisht më e rëndësishmja e këtij sezoni. Spezia arriti që të fitonte në shifrat 4-1 dhe që të siguronte përfundimisht mbijetesën.

Mbrojtësi i Shqipërisë do të jetë në Seria A edhe në vitin e ardhshëm. Nga krahu tjetër është rrezikuar së tepërmi situata për Vojvodën dhe Ujkanin. Të dy këta futbollistë janë pjesë e Torinos, megjithëse për portierin do të ishte njësoj edhe kalimi në Serinë B pasi nuk e ka parë ende fushën e blertë.

Torino ka 4 pikë më shumë se Benevento kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi. Megjithatë ndeshja e fundit e Serisë A do të jetë përballja direkte mes këtyre dy ekipeve që do të ishte si finale e vërtetë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online