“Arbitri shkonte në VAR vetëm për Tiranën”! Trajneri i Kukësit: Nëse do ishte parë rasti ynë, nuk do flisnim këtu për humbjen tani

Tirana ka marrë një tjetër fitore me stof pretendenti për kampion. Bardheblutë fituan me përmbysje shifrat 3-2 kundër Kukësit.Salami shënoi golin e parë të takimit në minutën e 15. Ndërkohë Latifi solli baraspeshën në minutën e 28. Kur u mendua se Tirana do të përmbyste, ishte Dragoshi në të 39 që mbylli pjesën e parë 2-1 në favor të verilindorëve. Përmbysja do të vinte në pjesën e dytë. Kristal Abazaj barazoi për Tiranën në të 69 dhe Patrick i solli fitoren në të 88. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “MCN TV”:

Cela: “Nuk doja ta nisja intervistën për problemet e gjykimit. Kam tre ditë në drejtimin e ekipit. Ishin ditë intensive, u mundova të hyja në detaje. Duke parë që ekipi është i brishtë, ka gabime individuale, mendova të ndryshoj sistem loje. Ekipi e mori mirë atë që punuam këto ditë.

Ishte një penallti e pastër që të shkonim në 3-1. Nëse do ishte parë në VAR, nuk do ishim këtu duke folur për humbjen. Episodet në favorin tonë, nuk u panë në VAR, ndërsa episodet e kundërshtarit u panë të gjitha. Me këtë grup, do mundohemi të bëjmë maksimumin.

Deri te penalltia, ekipi ishte në ekuilibër. Pas kësaj, u çekuilibruam, sepse janë çuna të rinj. Ky është problemi i ekipit. Kanë punuar me një trajner të mirë. Skuadër e mirë që përgjigjet. Kanë probleme në presingun në zona, aty na prishen linjat”

Ahmataj: “Jam shumë i kënaqur, sepse nuk e meritonim të pësonim ato dy gola. Duhet të përmirësohemi te mbrojtja, sepse kampionati do vijë duke u vështirësuar, siç ishte edhe Kukësi sot. Kishim vështirësi, por ne e luajmë lojën tonë, duke përdorur çdo mënyrë për të shkuar te goli. Fusha dhe terreni u rëndua dhe për tu luajtur futboll u bë e vështirë.

Jam i kënaqur nga skuadra, sepse reagon në çdo moment. Megjithatë duhet të përmirësohemi. E kemi thënë që Patrick, është si një blerje për ne. Po bën një vit nga dëmtimi. Duhet ta menaxhojmë mirë, sepse nuk duam të dëmtojmë. Objektivat tona nuk janë tani, por janë në fund.

Hoxhallari është me kartonë, por nuk ishte ndeshje për lojtarë të rinj. Kemi alternativa për ta përballuar kampionatin. Duhet të jemi kompaktë. I kemi zëvendësimet në mesfushë. Kemi lojtarë që bëjnë 2-3 pozicione. Kemi edhe lojtarë të rinj, që duan t’i japin ekipit një frymë tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online