“Patrick është si blerje e re për ne”! Trajneri i Tiranës flet pas fitores me përmbysje: Nuk e meritonim të pësonim ato 2 gola me Kukësin

Tirana ka marrë një tjetër fitore me stof pretendenti për kampion. Bardheblutë fituan me përmbysje shifrat 3-2 kundër Kukësit. Salami shënoi golin e parë të takimit në minutën e 15. Ndërkohë Latifi solli baraspeshën në minutën e 28. Kur u mendua se Tirana do të përmbyste, ishte Dragoshi në të 39 që mbylli pjesën e parë 2-1 në favor të verilindorëve. Përmbysja do të vinte në pjesën e dytë. Kristal Abazaj barazoi për Tiranën në të 69 dhe Patrick i solli fitoren në të 88. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “MCN TV”:

Ahmataj: “Jam shumë i kënaqur, sepse nuk e meritonim të pësonim ato dy gola. Duhet të përmirësohemi te mbrojtja, sepse kampionati do vijë duke u vështirësuar, siç ishte edhe Kukësi sot. Kishim vështirësi, por ne e luajmë lojën tonë, duke përdorur çdo mënyrë për të shkuar te goli. Fusha dhe terreni u rëndua dhe për tu luajtur futboll u bë e vështirë.

Jam i kënaqur nga skuadra, sepse reagon në çdo moment. Megjithatë duhet të përmirësohemi. E kemi thënë që Patrick, është si një blerje për ne. Po bën një vit nga dëmtimi. Duhet ta menaxhojmë mirë, sepse nuk duam të dëmtojmë. Objektivat tona nuk janë tani, por janë në fund.

Hoxhallari është me kartonë, por nuk ishte ndeshje për lojtarë të rinj. Kemi alternativa për ta përballuar kampionatin. Duhet të jemi kompaktë. I kemi zëvendësimet në mesfushë. Kemi lojtarë që bëjnë 2-3 pozicione. Kemi edhe lojtarë të rinj, që duan t’i japin ekipit një frymë tjetër”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online