“Rival për mbijetesë? Absolutisht që po“/ Arsenali po prek fundin, trajneri anglez i shpall luftë: T’i shtypim kur të luajmë

Arsenali po kalon një periudhë krize dhe momentalisht e gjejnë veten në vendin e 15 në renditje. “Topçinjtë“ kanë harruar fitoren, teksa të fundit e kujtojnë që në fillim të nëntorit. Në këto kushte ekipi i Artetës është kthyer në një rival për mbijetesë. Këtë e konfirmon trajneri i West Bromwich, Sam Allardyce.

I emëruar prej pak kohësh në krye të pankinës, tekniku anglez ka folur në konferencë për shtyp përara takimit me Liverpool-in. Allardyce është pyetur nga gazetarët nëse e konsideron Arsenalin një rival në luftën për mbijetesë, ai është përgjigjur pozitivisht me bindje të plotë.

“Arsenali në rival për mbijetesë? Nëse janë në 8 vendet e fundit momentalisht, po. Absolutisht. Fakti që u mundën sërish (kundër Manchester City-t), pavarësisht se nuk ishte në kampionat, siç ndodh me lojtarët tanë, ul besimin te futbollistët e Arsenalit. Ata do jenë duke pyetur veten se çfarë i goditi, do jenë duke pyetur veten përse janë aq poshtë. Do të jenë duke pyetur veten çfarë u duhet për të dalë nga ai pozicion.

Unë e di çfarë duhet. Shpresoj që mund ti bind lojtarët t‘i përgjigjen atyre çfarë u them unë se si të dalim nga kjo situatë. Shpresoj që ta shtypim Arsenalin kur ata të luajnë me ne, sepse kanë mungesë besimi dhe të përpiqemi ti mposhtim ata dhe çdokënd që ndodhet në 8 vendet e fundit”, ka deklaruar Sam Allardyce./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online