Arbitri e katranos me Lacion, Torino mposht Strakoshën!

Lacio humbet 3-1 ndaj Torinos por tërbimi është në nivele maksimale dhe, këtë herë, do të pasojë diçka më shumë se sa një deklaratë e Igli Tares dhe drejtuesve, sidomos pasi vjen sërish brenda fushe dhe pas VAR-it… Gjithçka ndodh në fund të pjesës së parë, kur arbitri Xhakomeli e katranos.

https://www.youtube.com/watch?v=icM2yhCtjJE

Eshtë episodi që vendos sfidën: Iago Falke e prek topin me dorë, Imobile vijon aksionin dhe godet shtyllën. Sulmuesi më pas reagon ndaj Burdisos. Arbitri Xhakomeli nuk kupton asgjë dhe kërkon ndëhyrjen e VAR-it, por dëmi vetëm sa përkeqësohet: për arbitrin, faulli i reagimit nga Imobile është i kuq, ndërsa prekja me dorë e Falkes nuk është penallti: Lacio me 10-të dhe e xhindosur.

Tifozët protestojnë dhe heqin banderolat e tyre. Në pjesën e dytë, Berenger firmos 1-0, duke mposhtur Strakoshën, ndërsa Rinkon dyfishon në të 65’ me një të majtë fantastike. Ndeshje e mbyllur? Aspak. Në të 69’, Luis Alberto i çon shifrat në 2-1. Parabolë e numrit “18” të Lacios në dëm të Sirigut, duke përfituar nga lehtësia në dalje nga Torino. Kalojnë 5 minuta dhe i sapofuturi Edera firmos 3-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *