Shoqata e arbitrave dënon dhunën: Drejtësia të veprojë me dorë të hekurt!

Dhuna në Përmet, me futbollistë të Këlcyrës që masakruan trajnerin Alvi Paço, nuk ka lënë indiferente Shoqatën e Arbitrave, që ka dalë me një komunikatë zyrtare ku përveçse ka paralajmëruar se në ta ardhmen nuk do ta ndalet me komunikata të thjeshta, ka kërkuar edhe masa të ashpra nga drejtësia, për autorët e dhunës.

KOMUNIKATA

“Shoqata e Arbitrave të Futbollit Shqiptar dënon me shumë forcë dhe për të disatën herë dhunën krejtësisht jo logjike, anormale dhe të papranueshme të disa lojtarëve të Këlcyrës në ndeshjen me Përmetin. Shoqata e Arbitrave të Futbollit shpeshherë ka kërkuar frenimin e fenomeneve të tilla karshi arbitrave, duke prodhuar një imazh aspak pozitiv, por fatkeqësisht shohim që sërish raste të tilla janë të përsëritura.

Në jo pak raste Shoqata është ndalur gjatë në të tilla incidente të cilat janë krejtësisht të papranueshme për figurën e arbitrimit, kushdoqofshin dhe ciladoqofshin vendimet e marra.

Shoqata sërish bën apelin e radhës për një ndërgjegjësim maksimal të vetë lojtarëve e zyrtarëve të klubeve që të tilla skena të mos jenë të herëpashershme në fushat e futbollit. Natyrisht që apelet e tilla nuk mund të shkojnë në infinit për vetë faktin sepse gjithmonë mbas situatave të tilla shoqata BASHF ka mbetur vetëm në kuadër të fjalëve dhe kjo me shpresën se futbollistë, trajnerë dhe arbitra duhet të jenë pjesë e spektaklit në fushë dhe jo e këtyre skenave vandale.

Ju që dje përdorët dhunën ndaj zyrtarit të ndeshjes nuk duhet të harroni se ai është njëri nga ne të gjithë, është një prind i cili sakrifikon edhe nga ditët e pushimit, largohet nga familja për t’i dhuruar komunitetit të futbollit atë që të gjithë e presim me padurim, ndeshjen e fundjavës. Organet e drejtësisë duhet të jenë të ndërgjegjshëm dhe duhet ta kuptojnë më së miri atë çka ka ndodhur ditën e diel. Është goditur dhe dhunuar barbarisht një zyrtar i shtetit në detyrë, ku përveç deponimit verbal të zyrtarëve të ndeshjes janë pamjet filmike ato që vërtetojnë nivelin e dhunës, prandaj kërkojmë qe masat e ndëshkimit ndaj këtyre barbarëve të jenë shembull se si drejtësia duhet të jetë në mbrojtje të jetës së zyrtarit të shtetit dhe ajo që është me thelbësorja në mbrojtje të imazhit që ofron loja e bukur e futbollit.

Këtë herë zëri i shoqatës është në tone më të larta dhe vendimet në rast përsëritje të këtyre skenave në të gjitha kategoritë ku luhet futboll do të jetë në ekstremitet.

Shoqata e Arbitrave ka besimin absolut të forumeve vendimmarrëse të Drejtësisë Sportive, duke zbardhur të plotë dhe duke dhënë vendimet përkatëse më të ashpra karshi vulgaritetit të shprehur në fushë. Në anën tjetër, performanca e arbitrimit në fushë është marrë dhe do merret gjithmonë në analizë të plotë, por vendimet arbitrale nuk mund të legjitimojnë kurrsesi reagime ekstreme dhe sjellje tërësisht antisportive që kërkojnë dhe duhet të marrin ndëshkimin maksimal”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online