“Arbitrat na kanë mohuar 3 penallti”, Martini i ul rëndësinë Tiranës: 3 pikë marrim me ta, 3 marrim edhe me Apoloninë

Dita e nesërme rikthen sërish Kategorinë Superiore në fushë, aty ku Teuta pret Tiranën. Skuadra durrsake po rigjen ritmin e munguar në fillim të kampionatit dhe synin që ecurinë pozitive të mos e ndërpresë sërish kundër bardhebluve. Pavarësisht se hyjnë me petkun e kmapionit në ndeshje, Martini nuk dëshiron t’i japë rëndësi shtesë Tiranës, me të cilët ka një bilanc pozitiv në ballafaqimet e fundit.

Në konferencën për shtyp trajneri shkodran është shprehur se nesër ëstë një ndeshje po aq e rëndësishme sa të tjerat, ndërsa më pas është ndalur edhe te barazimet e njëpasnjëshme që e kanë shoqëruar në “Niko Dovana”, rezultate për të cilat sipas tij kanë ndikuar edhe vendimet e arbitrave.

“Tirana është rivale si të gjitha skuadrat e tjera. Është ndeshje radhës, nuk duhet ta cilësojmë si shumë të rëndësishme. Të gjitha sfidat janë të rëndësishme. Tri pikë merr me Tiranën, tri merr edhe me Apoloninë dhe Skënderbeun. Me Tiranën të gjitha ndeshjet janë të forta, të bukura, të luftuara dhe kjo na motivon edhe më shumë. Mendoj se e kemi aftësinë, forcën dhe lojtarët e duhur që t’ia dalin me sukses.

Barazimet në shtëpi? Në kushtet që bëhet kampionati, pa tifozë, nuk më duket se ka rëndësi kush luan. Fati nuk ka qenë me ne, por edhe në disa takime arbitrat na kanë mohuar dy apo tri penallti, si me Laçin dhe Skënderbeun. Kjo ka qenë arsye pse në Durrës nuk kemi fituar. Gara  për titull? Nuk e di cilët do jenë rivalët, por sigurisht që ne do të jemi në lojë deri në ditën e fundit të kampionatit”, ka deklaruar Edi Martini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online