Zgjedh dy trajnerët më të mirë, Mesi: Të thoshte ekzaktësisht se si do të shkonte ndeshja

Një jetë e tërë sportive e kaluar te Barcelona e ka bashkuar Mesin me shumë trajnerë të njohur të futbollit. Megjithatë duket se vetëm 2 janë ata që kanë lënë mbresa të veçanta te argjentinasi. Ylli i skuadrës katalanasve ka dhënë një intervistë për Jordi Evole në “LaSexta“, ku ka zbuluar emrat e dy trajnerëve më të mirë me të cilët ka punuar. Janë pikërisht Pep Guardiola dhe Luis Enrike ata që “kalojnë klasën“ për 6 herë fituesin e “Topit të Artë“, për të cilët shpjegon edhe arsyen.

“Pep ka diçka të veçantë. Ai të bën ti shohësh gjërat në një mënyrë: se si i përgatiste ndeshjet, në mbrojtje, si të sulmosh. Ai të thoshte ekzaktësisht se si ndeshja do të shkonte, se si duhej të sulmoje për të fituar. Isha me “fat“, të stërvitesha nga Guardiola dhe Luis Enrike, dy më të mirët. Të kisha ata më ka bërë të rritem shumë fizikisht dhe mendërisht dhe gjithasthu në zgjuarsinë taktike që më kanë mësuar“, ka thënë Leo Mesi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online