“Nuk ka presion si dikur te Tirana”, flet Batha: Kur kënaqesh me veten ke marrë fund

Batha ka qenë lojtari më i rëndësishëm i Tiranës në këto takime të fundit duke zgjidhur shumë situata të vështira për bardheblutë, për të shënuar në portën kundërshtare. Përpara ndeshjes së ardhshme me Teutën, teksa e vlerëson kundërshtarin maksimalisht, Batha ka treguar edhe gjendjen te Tirana. Nëse hamendësohen paralelizmat me situatat e vështira që bardheblutë kanë kaluar vite me parë, për të mos përballuar presionin që vinte nga jashtë, situata ka ndryshuar rrenjësisht.

“Tirana është gati të përballojë çdo ndeshje. E kam thënë se nuk është Tirana e frikshme, që ishte vjet, por edhe me këtë ekip diferencat janë shumë të vogla dhe mund ta përballojë pa diskutim. Nuk jemi të frikshëm sepse kemi disa lojtarë të dëmtuar, disa largime dhe nuk është i njëjti ekip. Nëse një futbollist kënaqet me veten, atëherë ka arritur fundin.

Mendoj çdo ditë të përmirësohem dhe të jap më shumë në fushë. Nuk është nevoja të japim mesazhe publike. Mesazhet i ndajmë të gjithë bashkë atje, siç më japin mua mesazhe duke nisur nga më i vogli. Te Tirana nuk ka kapiten skuadre, jemi shpirt grupi dhe mesazhet i përcjellim në stërvitje. Nuk ka presion negativ te Tirana. Ka ndryshuar nga vitet e fundit kur ka qenë presioni këtu prezent”, ka thënë Batha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online