Arbitra shqiptarë në Ligën e Konferencës, UEFA i beson drejtësinë në turin e dytë kualifikues

Genc Nuza do të jetë në krye të detyrës pasditen e së enjtes. Në orën 18:30 arbitri shqiptar do të gjykojë ndeshjen e turit të dytë të Ligës së Konferencës mes Ruzomberokut dhe Rigës. UEFA i beson këtë sfidë trupës shqiptare, më në krye Genc Nuzën.

Në rolin e arbitrave anësorë do të jenë dyshja Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj. Ndërkohë Dardan Çaka do të jetë gjyqtari i katërt i këtij takimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *